Mesnata sjell furtunë dhe përmbytje/ Bashkia bën paralajmërimin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Lezhë ka bërë apelin e dytë radhazi pas atij të djeshmit në lidhje me kushtet e pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë të paktën një pjesë të territorit tonë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Bashkia njofton qytetarët për motin e keq. Në postim shkruhet se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do të ketë furtunë, shira të dendur dhe përmbytje.

Nisur nga kjo situatë që pritet të krijohet, Bashkia thotë se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas mesnatës priten reshje të dendura shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049,” thuhet në njoftimin e bashkisë./ S.M

Të fundit

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Lajme të tjera

Web TV