Kuvendi Kombëtar i PD-së/Analisti: Bashës i duhet të shpikë rrotën që të sjellë ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi nuk pres diçka të re nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të zhvillohet më 4 shtator.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se është pesimist për rikthimin e Bashës në krye të partisë.

Sipas Minxhozit, Bashës i duhet ‘të shpikë rrotën’ që të sjellë ndryshime.

“Ka kohë që nuk pres diçka nga Partia Demokratike zyrtare, futem tek personat që janë thellësisht pesimist për këtë rikthim të Lulzim Bashës në parti, por edhe për vetë performancën e partisë në kushtet kur asaj i duhet të luftojë, jo më për qeverinë si dikur kur Basha ishte kryetar, por tashmë do të luftojë edhe brenda opozitës, me foltoren, me Ilir Metën. Lufta e Lulzim Bashës është komplikuar dukshëm që në momentin që ai la godinën e SHQUP-it. Një pjesë e madhe e partisë, që identifikohet me Sali Berishën, ka provokuar një çarje të thellë me partinë zyrtare dhe i ka marrë shumicën e votave, 500 mijë kundrejt 40 mijë në zgjedhjet e fundit.

Është një luftë aktualisht e pabarabartë. Lulzim Bashës i duhet të shpikë rrotën nga e para, në mënyrë që të kapë terrenin e humbur. Jam pesimist që ai mund të bëjë diçka të tillë”, theksoi ai./ S.M

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV