Rama: Udhëtimi ynë me autobus është i ngadaltë, por më i sigurtë se avioni rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se edhe pse rruga drejt Bashkimit Evropian mund të jetë shumë e ngadaltë, e vetmja rrugë për Shqipërinë është anëtarësimi në union.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama reagoi pas vendimit të Komisionit Evropian, që rrëzoi të martën objektivin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së në vitin 2030.

Rama përsëriti krahasimin e bërë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku tha se më mirë të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse, pasi është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, duke iu referuar rrëzimit të avionit të kreut të Wagner, Prigozhin.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë në BE”, shkroi Rama në platformën X./ S.M

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV