Socialistët mbledhin të hënën Asamblenë, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët mbledhin Asamblenë pasditen e 4 shtatorit, të dytën brenda një harku kohor në më pak se 6 javë.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një tjetër takim me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të partisë që drejton, ku interesi mbetet në fokusin nëse do të riformatojë kabinetin qeveritar.

Burime zyrtare nga selia rozë, konfirmojnë për RTSH-në, se nuk ka një rend me pika të paracaktuara, por deri tani është parashikuar fjala e kryetarit Rama dhe caktimi i një date të mundshme për mbajtjen e Kongresit.

Asambleja e 4 shtatorit, pritet me interes, për faktin se kryeministri Edi Rama, në komunikimet me median, ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Ai njihet për vizionin e tij fleksibël, dhe ndryshimet ministrore janë një formë që ka rezultuar produktive, sa i takon vizionit qeverisës, kur të majtët janë në mandatin e 3-të.

Në 2018-ën, Edi Rama ndryshoi pothuajse më shumë se 1/3 e kabinetit, me synimin e impulseve të reja në qeverisje. Socialistët, e kanë të mirë organizuar jetën brenda partisë. Kjo e fundit do të përfshihet së afërmi edhe në zgjedhjen e strukturave drejtuese./  S.M

Të fundit

Ukraina ka nevojë për të gjitha armët që mund të dërgojmë

Shtetet anëtare duhet të ndalojnë grindjet për çështje të parëndësishme – dhe një qëndrim më i vendosur kundër shteteve...

U hetua për shpërdorim detyre/ GJKKO pushon çështjen për kryetarin e Bashkisë Lezhë

TIRANË- Gjykata e posaçme  pranoi kërkesën e SPAK dhe pushoi çështjen ndaj kryetarit te bashkisë se Lezhës Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën...

Veliaj letër urimi mësuesve: Padyshim që do të vij i ndershëm, kemi punë për të bërë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka munguar as këtë vit në traditën e tij të urimit për Ditën e Mësuesit. Pavarësisht situatës...

Votat e diasporës do të ndikojnë mbi së paku 19 deri 20 mandate të Kuvendit të ri

234 mijë shqiptarë të regjistruar për të votuar nga jashtë, ndikimi i votës së emigrantëve pritet të jetë i rëndësishëm në 19-20 mandate, me...

‘Oqeani’ sipas Trump apo Roosevelt?

Në pritën e Zyrës Ovale të Volodymyr Zelensky të premten e kaluar, lideri ukrainas, i fyer nga nënpresidenti JD Vance, tha: “Shumë pyetje... Të...

Lajme të tjera

Web TV