Fansat i drejtohen Luizit/ Po luan me ndjenjat tona… Çfarë ndodhi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndër lajmet më të komentuara së fundmi ka qënë se Luizi dhe Kiara do bëhen prindër. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Luizi ka shprehur se dëshiron të bëhet babai i disa fëmijëve dhe kjo gjë ka bërë që shpesh herë fansat të dyshojnë që Kiara mund të jetë në pritje të ëmbël.

Pas një postimi të bërë disa javë më parë, ku Luizi ka publikuar një foto teksa mbante në krahë një foshnje dhe është shprehur që po bën prova, rrjeti “mori flakë”, dhe fansat ishin tepër të gëzuar që dyshja mund të bëhet prindër së shpejti.

Por Luizi nuk është ndalur me kaq pasi ditën e sotme, këngëtari ka trazuar sërish rrjetin, duke publikuar një foto, që ka shtuar dyshimet për një shtatzani të mundshme të Kiarës.

Ai ka publikuar një varëse çelësash tepër të veçantë dhe është pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.

Tani nuk mund të më humbasin më çelësat”, shkruan artisti bashkangjitur fotos.

Fansat i drejtohen Luizit/ Po luan me ndjenjat tona... Çfarë ndodhi?

Kaq është dashur që publiku të vijojë sërish me komente të shumta, ku disa prej tyre shprehen se ky postim i ka futur sërish në mendime.

“Ky po luan me ndjenjat tona”, shkruan një komentuese. “O Luiz, edhe ditën e dielë na fute në mendime“, shkruan një tjetër.

Asgjë nuk është konfirmuar ende, por me bindje mund të themi që Luizi po trazon rrjetin dhe po “torturon” fansat me këto postime. / S.M

Të fundit

Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga...

Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në moshën 53-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, Carles Minarro u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Barcelonës. Ai iu bashkua klubit në vitin...

KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë,ja si mund të verifikoni emrin tuaj

Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Nëse procesi i...

Media amerikane citon Linda Ramën: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit

“Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese...

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e tij janë në ankth dhe...

Lajme të tjera

Web TV