Rrëfimet e panjohura të shqiptarëve në Turqi, që u shkëmbyen nga Greqia si turq (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam.

Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re.

Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore.

Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në dokumentarin “Shqiptarët e Turqisë” të transmetuar në Euronews Albania, ku paraqitet një tablo e qartë historike mes të shkuarës dhe të tashmes.

Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtij fshati dhe ku përfunduan ata pas dëbimit? Si u kundërshtua zbatimi i Traktatit të Lozanës nga Tirana zyrtare e asaj kohe dhe roli i fuqive të mëdha? Si është jeta e trashëgimtarëve të tyre sot dhe çfarë kërkojnë ata nga Shqipëria?

Në vitin e 100-të nga nënshkrimi i traktatit të Lozanës, dokumentari i gazetarit Andrea Danglli paraqet anën tjetër të historisë për këtë komunitet shqiptarësh që ecën në të tashmen me gjurmë ende të forta të së shkuarës./E.T

Të fundit

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN,...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Lajme të tjera

Web TV