Emmanuel Macron ka kërcënuar Britaninë e Madhe se nëse kjo e fundit nuk merr masa të ashpra ndaj koronavirusit atëherë Franca do mbyllë kufirin.
Britania është vendi i vetëm që ka marrë më pak masa nga pjesëtarët e tjerë të fuqive të mëdha të prekura nga koronavirus. Johnson nuk mori asnjë masë si fillim, ndërsa më vonë mbylli lokalet e restorantet si dhe anulimin e eventeve dhe aktiviteteve sportive.
Momentalisht vendi i drejjtuar nga Boris Johnson është është në nivel ndërkombëtar e 10-ta më e prekur nga koronavirusi teksa shënon 234 viktima dhe 5 mijë të infektuar.
Ndërsa sa i përket kërcënimit të Macron ishte një burim nga Pallati i Elysee që po citohet nga mediat e huaja.
“Ne duhej ta kërcënonim qartë atë që ta bënte të merrte fund”- citoi një zyrtar i Elyseesë./Fjala.al/