A pritet të ketë reshje shiu? Metereologia tregon si do të jetë moti për këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se jeni në prag të stinës së vjeshtës, temperaturat në vendin tonë do mbeten relativisht të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Meteorologia Lajda Porja thotë se kjo javë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, megjithëse vranësirat do jenë preznete përgjatë 24 orëve.

Sipas saj, vranësirat në zonat lindore dhe juglindore do jenë të dukshme dhe kjo do të sjellë rrebeshe shiu afatshkurtra.

“Kjo javë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke patur me shumë kthjellime, megjithëse vranësirat do të jenë prezente përgjatë 24 orëshit.

Vranësirat më të dukshme do të ketë në zonat lindore dhe juglindore duke sjellë edhe momente me reshje, të cilat do të jenë rrebeshe afatshkurtra shiu”, tha ajo.

Sa i përket vlerave termike, Porja thotë se duke nisur nga e mërkura dhe deri në fundjavë, temperaturat do arrijnë në 35 gradë në zonat e ulëta.

“Maksimalja e temperaturave, të paktën deri të mërkurën, do të luhaten në vlerën 31-32 gradë celsius dhe duke filluar nga mesi i javës dhe deri në fundjavë, do të kemi rritje të temperaturave duke shënuar vlerën 35 gradë në zonat e ulëta”, tha ajo. / S.M

Të fundit

Italia përgatitet për vendimin me refugjatët në Shqipëri, Meloni thërret mbledhje qeverie

Qeveria italiane do të vendosë ditën e nesërme (e hënë) se si do të veprohet në vazhdim me dërgimin...

Ledioni i përmend Olsin, ja si reagon Egli Tako: Është…

Bukuroshja e njohur e rrjeteve sociale, njëkohësisht dhe trajnere personale e fitnesit, Egli Tako, iu bashkua mbrëmjen e djeshme shtëpisë së “Big Brother VIP...

Në vigjilje të Krishtlindjeve/ Kryepiskopi: S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash…

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos në vigjilje të Krishtlindjes ka përcjellë mesazhin për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe shqiptarët...

Armina Mevlani tregon dhuratën më të bukur që ka marrë nga Shkëlzeni

Nuk është sekret që Armina Mevlani është e apasionuar pas veshjeve luksoze dhe markave të njohura, dhe kjo e bën një ndjekëse të përkushtuar...

Nga 1 janari, bizneset do ta blejnë energjinë në treg të lirë

Liberalizimi i tregut të energjisë, i parashikuar fillimisht me ndryshimin e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i vitit 2015, ka kaluar në fazën...

Lajme të tjera

Web TV