Operacionet antikanabis/ Balla: Shqiptarët presin një pastrim të territorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.

Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

#PaketaeSigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndëshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson ministri Balla.

Të fundit

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë...

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën ai shpërndan shifra që nuk...

Hansi Flick kundërshton traditën e Barcelonës, drejtuesit e klubit nuk pajtohen me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.  Tekniku gjerman mori ‘frenat’...

Pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri?

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim...

Lajme të tjera

Web TV