Merret peng adoleshenti shqiptar, dhunohet dhe trupin ia djegin me cigare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku është përfshirë një 16-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se 16-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është rrëmbyer në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja e 31 gushtit.

Mediat shkruajnë se i mituri shqiptar është marrë zvarrë në një makinë nga katër burra pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier.

Dy orë pasi u rrëmbye, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Dyshohet se katër burrat që e kanë rrëmbyer e kanë dhunuar dhe më pas i kanë djegur disa bishta cigaresh në trup.

I riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabël. Po ashtu ai ka edhe hundën e thyer, që me shumë mundësi i është shkaktuar për shkak të dhunës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas mediave të huaja katër burrat që e kanë rrëmbyer dyshohet të jenë pjesë e një bande shqiptare. Ndërsa për të miturin dyshohet se ka ngacmuar një prostitutë dhe kjo mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë./e.t

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV