10 citime frymëzuese të Nënë Terezës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë Mari Tereza Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997. Çdo vit bota përkujton 5 shtatorin, ditën kur ajo u nda nga jeta.

Nënë Tereza, një murgeshë e nderuar e cila gjithë jetën ia kushtoi kujdesit ndaj të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë, mbetet një nga humanitaret më të nderuara në histori për shërbimin e saj.

Ajo ka lindur më 26 gusht 1910, në Shkup, që sot është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Përpjekjet e saj të jashtëzakonshme në betejën kundër varfërisë globale i dhanë asaj Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Më 13 mars 1997, Nënë Tereza dha dorëheqjen si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, kongregacioni fetar që ajo themeloi. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të po këtij viti.

Në njohje të shërbimit të saj të jashtëzakonshëm ndaj të varfërve, pavarësisht nga përkatësitë e tyre fetare, qeveria indiane nderoi Nënë Terezën me një funeral shtetëror.

Për nder të saj, Kombet e Bashkuara caktuan 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.

Këtu janë 10 citate frymëzuese nga ajo:

“Ji besnik në gjërat e vogla, sepse në to qëndron forca jote.”

“Gëzimi është një rrjet dashurie në të cilën mund të kapësh shpirtrat.”

“Puna pa dashuri është skllavëri.”

“Ju mund të shëroni botën, duke nisur nga familja juaj”

“Ne vetë mendojmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por oqeani do të ishte më i vogël për shkak të asaj pike që mungon.”

“Po, duhet ta jetosh jetën bukur dhe të mos lejosh që fryma e botës, pasuria dhe kënaqësia të bëjnë të harrosh se je krijuar për gjëra më të mëdha”.

Lexo edhe :  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

“Duhet të dimë se jemi krijuar për gjëra më të mëdha, jo vetëm për të qenë numër në botë, jo vetëm për diploma, këtë punë e atë punë. Ne jemi krijuar që të duam dhe të na duan”.

“Dikur besoja se lutja i ndryshon gjërat, por tani e di që lutja na ndryshon neve dhe ne i ndryshojmë gjërat.”

“Të jesh i padëshiruar, i padashur, i pakujdesshëm, i harruar nga të gjithë, mendoj se kjo është një uri shumë më e madhe, një varfëri shumë më e madhe sesa personi që nuk ka asgjë për të ngrënë”.

“Varfërinë nuk e krijoi Zoti. Jemi ne që e kemi shkaktuar atë, ju dhe unë përmes egoizmit tonë”.  /  S.M

Të fundit

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Lajme të tjera

Web TV