4 arsye pse duhet të ecni me biçikletë çdo ditë, përfitimet shëndetësorev

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt.

Por jo vetëm kaq, pasi ky aktivitet është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndierë më mirë.

I bën mirë zemrës.

Aktiviteti fizik e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe të furnizojë trupin me oksigjen dhe gjak. Me kalimin e kohës, ky lloj aktiviteti fizik do ta bëjë zemrën tuaj më të fortë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike. Ekspertët rekomandojnë ngarjen e biçikletës për të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë është koha të përdorni biçikletën.

Çiklizmi, në varësi të intensitetit, mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 740 kalori në orë.

Më shumë rezistencë.

Pedalet e biçikletës formojnë një lloj rezistence për muskujt duke ndihmuar zhvillimin e tyre. Një pedalim më i fortë dhe më i shpejtë do ju ndihmojë të keni muskuj të fortë e të tonifikuar të këmbëve.

Një gjë e tillë do të ofrojë më shumë mbështetje dhe lehtësi edhe për njerëzit që janë mbipeshë.

Më pak dhimbje kyçesh.

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve, gjunjëve dhe që kërkojnë një mbështetje kockore për peshën e madhe të trupit.

Lëvizja e gjunjëve rrit prodhimin e lëngjeve që lubrifikojnë kyçet dhe zbut dhimbjet. Kyçet dhe muskujt duhen mbajtur në lëvizje, por ajo duhet të jetë e kontrolluar në rast se keni probleme serioze që ndikojnë në lëvizshmërinë tuaj.

Nëse keni probleme të tilla, ekspertët sugjerojnë që përpara se të ndërmerrni një aktivitet të caktuar fizik të konsultoheni me një mjek ortoped./  S.M

Të fundit

Balluku: Superstrada Tiranë–Durrës, me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar foto se si do të jetë në përfundim...

VIDEO/ Vota e diasporës kthehet trend në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë, diaspora do të ketë mundësi që të votojë për zgjedhjet e 11 Majit. Më shumë...

Këto 4 shenja të horoskopit mund të mbesin pa asnjë para në xhep këtë muaj

Gjysma e dytë e prillit mund të sjellë shpenzime të papritura për disa shenja të horoskopit. Sipas astrologëve, ata mund të përballen me kufizime...

Festa e Pashkëve, mbi 10 mijë emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin...

Komedia non-grata dhe blofi me kukllën amerikane që po mashtron demokratët

Nga Spartak Ngjela Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë...

Lajme të tjera

Web TV