“Në Spanjë është vonë”, mjekja nga Madridi thirrje Shqipërisë: Bëni masivisht teste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja shqiptare, Lira Pelari, që punon në një prej spitaleve të Madridit i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të kryejnë masivisht teste. Në një lidhje me ‘News 24’, Pelari tha se testet masive kanë efekt te ato shtete kur rastet e infektimit me koronavirus vijojnë të jenë të pakta. Duke sjellë shembullin e Spanjës, mjekja u shpreh se shtetit iberik tashmë është vonë për t’i kryer këto teste, pasi të parët që do të mbylleshin në shtëpi do të ishin mjekët.

“Me shumë mundësi gjysma e mjekëve (në Spanjë) do të dilnin të infektuar dhe ne nuk e përballojmë dot që ata të shkojnë në shtëpi. Tani është vonë”, tha Pelari.

E pyetur për Shqipërinë ku zyrtarisht janë regjistruar vetëm 86 raste, mjekja tha se autoritetet e kanë hapësirën për të kryer sa më shumë teste, në mënyrë që edhe vendi ynë të mos përballet me një situatë të ngjashme si Spanja apo Italia.

Të fundit

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të “Agimit të Artë”

Nga Mero Baze Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë...

Lajme të reja të këqija për shëndetin e Papa Françeskut, mjekët zbulojnë problem tjetër

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani. Referuar mediave të huaja, mjekët kanë deklaruar se analizat e...

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait

Samiu ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e tij të vogël, Mariusin. Në insertin e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,...

Lajme të tjera

Web TV