Dhimbja në Marok nga tërmeti është e madhe. Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok.
Nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, por spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua.
Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara.
Familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni.
“Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme nga autoritetet”,-tregon nëna për mediat.
“Na kanë ndihmuar banorët këtu me batanije. Tani kemi vetëm Zotin”.
Khadija tregon se për vajzën e saj të vogël ka vetëm një palë rroba. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Marokun në më shumë se 120 vite. Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. / S.M