Këngëtarja Enca Haxhiaj është arrestuar pasi kultivonte lëndë narkotike kanabis në banesën e saj në Lundër.
Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe partnerin e saj. Sipas asaj që raportohet, Enca ka thënë para autoriteteve, se është një përdoruese e lëndëve narkotike dhe e se e ka mbjellur kanabisin për përdorim vetjak.
“Jam përdoruese, e kam mbjellë kanabisin për përdorim vetjak”,ka thënë ajo ndër të tjera. Në ballkonin e saj janë gjetur 5 vazo me kanabis. /S.M