“INSTAT i çliruar nga politika”/ Rama: Nuk merret me qoka, shifrat janë reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkurë ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar për Censin e Popullsisë dhe Banesave që pritet që të nisë më 18 shtator.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se është me rëndësi që një gjë e tillë të bëhet nga e para për të mos pasur shifra fiktive dhe që të gjithë të jenë të qartë sesa banorë jetojnë vërtetë në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ajo që vlen të theksohet është se INSTAT një nga institucionet që merret me përpunimin e këtyre të dhënave në vendin tonë, është i pavarur dhe nuk është i politizuar.

Teknologjia është një tjetër faktor që na jep një ndihmë shumë të rëndësishme për të përdorur atë që përdoret në realitetet më të zhvilluara si mjet që tregon integritetin e shifrave në kohë reale.

INSTAT ka një rëndësi në këtë proces, një nga institucionet e pakta në vend që kur thuhet se është I depolitizuar askush nuk ngre dorën dhe të thotë se nuk është e vertetë. Eksperienca e INSTAT me partnerët në Evropë është e konsoliduar edhe në këtë aspekt, pasi përveç ekspertëve shqiptarë kemi dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces të ndërlikuar dhe sfiduar.

Jam krenar që INSTAT është I çliruar nga politika, nuk merret me qoka dhe nuk përgatit më limonada me dyfishimin e Shqipërisë diku aty pas kinës dhe as nuk bëhet hap që Shqipëria të fshikullohet. Kjo është një punë e përgatitur prej katër vitesh dhe ekipet hartografike në terren kanë bërë zonat gjeoreferuese dhe me mjetet që do të kenë në dispozicion do të mund të bëjnë regjistrimin dhe të përgatisin shifrat në kohë reale.

Armata që ka ngritur INSTAT për të lëvizur në terren në 6 javë dhe për të përdorur tabletat teknologjike dhe për të këmbëngulur që të dhënat të ,mblidhen pa trokitur një herë kanë nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve.

Qytetarët duhet që ta kuptojnë se censusi ka edhe një aspekt patriotik, në sensin se është shumë e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë të jetë real, dhe askush të mos thotë që janë shumë dhe I keni shkruar pak, dhe as që janë pak që të jemi një vend që nuk e meritojmë.

Nuk dua të sjell në mendje se çfarë bënë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për një numërim benin, pasi nuk jemi në një shtysë për ti provuar një popullsie tjetër në shtetin ku jetojmë se jemi shumë apo pak, por është e rëndësishme që shqiptarët në Shqipëri ta japim të dhënat e sakta për qëndrimin e tyre.

Mirëpritja e armatës së INSTAT dhe 10 minuta kohë për ti dhënë këto në bashkëpunim është detyrim patriotik. Nuk diskutohet se informacioni I INSTAT është konfidencial, dhe këtu nuk ka asgjë që dikush do të donte që të fshihte”, ka thënë Rama.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje

Gjithashtu ai ka theksuar se realiteti demografik është ndryshe kur kemi të bëjmë edhe me zgjedhjet, pasi në lista janë shumë shqiptarë që për shkak se jetojnë jashtë e kanë të pamundur që të marrin pjesë.

Realiteti demografik është ndryshe pasi nëse themi se në Shqipëri marrin pjesë 52% të atyre, por nuk është e vërtetë pasi shumë nga ato që janë në lista nuk janë këtu dhe nuk mund të votojnë por duhet që ta bëjmë një gjë të tillë në bazë të regjistrimit të popullsisë, ky census i 12 në historinë e popullit shqiptar dhe i pari që ka këto mjete në dispozicion nuk ka qenë teknologjia në këtë nivel dhe INSTAT nuk e ka pasur këtë prezencë të shtuar dhe bashkëpunimi i partnerëve nuk ka qenë kaq i konsoliduar”, ka thënë  ndër të tjerë kreu i qeverisë./   S.M

Të fundit

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Tabaku për median gjermane: Integrimi nis me proceset demokratike!

Në një moment vendimtar kur Shqipëria ka nisur negociatat dhe ka hapur disa prej grupkapitujve të rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Europian, deputetja e...

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke...

Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë në Gaza: Ishte gabim teknik

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën. Trupat...

Lajme të tjera

Web TV