Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dy gola dhe 3 pikë me Poloninë, ëndrra për në Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombërja Shqiptare e Futbollit fitoi 2-0 ndaj Polonisë dhe në fund e sheh veten në krye të grupit duke lënë pas Çekinë, Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faraoe.

Me 10 pikë në pesë ndeshje të zhvilluara ekipi ynë i ka të gjithë mundësitë të bëjë realitet për të dytën herë pjesëmarrjen në një kompeticion të rëndësishëm siç është Kampionati Europian Gjermani 2024.

Në ndeshjen e luajtur të dielën kombëtarja jonë fitoi me rezultat të pastër, duke mos e vendosur asnjëherë në dyshim suksesin. Anulimi i një goli të shënuar nga Polakët për pozicion jashtë loje zgjoi ekipin tonë duke iu falur golit fantastik të Jasir Hasanit, në minutën e 37 të takimit.

28-vjeçari i thirrur në kombëtare nga trajneri i ri Sylvonjo realizoi një gol për katalog, duke mposhtur portierin Shezni. Në pjesën e dytë polokat tentuan të barazojnë, por çdo sulm i tyre përfundoi pa sukses për shkak të vendosjes mjaft të mirë të ek8ipit tonë.

Goli i sigurisë për Shqipërinë erdhi në minitën e 63 të takimit nga i sapofuturi në lojë Arlind Daku, edhe ai një prurje po e Sylvinjos. Tashmë jemi në majë të grupit dhe presim Çekinë më 12 tetor dhe më pas Moldavinë dhe Ishujt Faraoe.

Na nevojiten pesë pikë në tre ndeshje për të kaluar grupin dhe prerë biletën për në Gjermani. Pas suksesit protagonistët lanë mesazhet e tyre në rrjetet sociale:

SILVINJO Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shprehur tepër i lumtur për këtë rezultat, ku në “Instagram”-in e tij ka zgjedhur që të reagojë dhe në gjuhën shqipe.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate u kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tri finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri”, shkruan ai.

PABLO ZABALETA Përmes një postimi në profilin e tij në “Tëitter”, ai shkruan: “Çfarë atmosfere e pabesueshme mbrëmë në stadiumin ‘Air Albania’. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj”.

SOKOL CIKALLESHI: “Çfarë krenarie është kjo Kombëtare”, shkruan në “Instagram” sulmuesi 33-vjeçar.

BERAT GJIMSHITI Kapiteni: “Një ëndërr nuk bëhet realitet si me magji, duhet djersë, vendosmëri dhe punë e vështirë”, shkruan mbrojtësi.

JASIR ASANI Autori i eurogolit me Poloninë poston në “Instagram” videon e asaj perle dhe shkruan: “3 pikë, 3 pikë, 3 pikë! Fitore e madhe në ‘Air Albania’ kundër rivalit tonë kryesor, Polonisë. Shumë i lumtur edhe për golin që shënova.

Të gjithë luajtëm si ekip, ashtu sikurse kishim premtuar me shpirt e zemër në fushë. Jemi në vend të parë. Kemi edhe tre finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E ‘GJERMANI 2024’.

Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Por, kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri”, shkruan Asani.

ELSEID HYSAJ “Krenar për këtë skuadër”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale.

FREDERIK VESELI “Jam krenar që jam shqiptar”, ishte postimi i Veselit.

KEIDI BARE “Ti Shqipëri më jep nder”, thotë mesfushori në “Instagram”.

KLAUS GJASULA “Çfarë nate në Tiranë, zjarr, krenar, kuqezi”, shkruan Gjasula.

TAULANT SEFERI Sulmuesi shkruan: “Faleminderit tifozëve më të flaktë në botë. Faleminderit shqiptarë të bashkuar, me të fortë të bashkuar drejt qëllimit”.

Lexo edhe :  Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

U-21/

Përmbysën Rumaninë dhe morën

3 pikë, trajneri Bushi: Ishte fitore karakteri

Kombëtarja U-21 zhvilloi një ndeshje spektakolare kundër bashkëmoshatarëve të Rumanisë një natë më parë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi mposhtën me rezultatin 3-2 përfaqësuesen rumene, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në Elbasan.

Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Cristian Shpendi, kapiteni Medon Berisha si edhe Adrion Pajaziti. Pas ndeshjes, trajneri Bushi, në një prononcim për fshf.org falënderoi të gjithë djemtë për fitoren fantastike dhe përmbysjen e rezultatit, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme që i japin Shqipërisë kreun e grupit për momentin. “Në radhë të parë dua të falënderoj çunat sepse ishte një fitore fantastike, një fitore karakteri, një fitore burrash në kuptimin e plotë të fjalës.

Pas 0-2 me këtë ekip që ishte shumë kualitativ, fizik dhe shumë i mirë, mendoj që çunat i kanë bërë të gjitha detyrat siç duhet. Ne vinim nga një transfertë shumë e vështirë si ajo e Armenisë. Ishim të lodhur dhe çunat kishin pak kohë që stërviteshin me njëri-tjetrin për shkak të mos-pajisjes së pasaportave. Por ky grumbullim që bëmë na bëri mirë, kishim shumë lojtarë të rinj në ekip dhe çdo gjë vajti mirë.

I thashë dhe çunave përpara ndeshjes që çdo gjë mund të arrihet nëse ne luftojmë dhe sakrifikojmë. I dhashë dhe shembullin e ekipit kombëtar A se si fitoi me Poloninë. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ekipin, stafin dhe Federatën” – tha trajneri Bushi, i cili nënvizoi se çfarë nuk shkoi me ekipin që pësuan dy gola dhe më pas zbuloi ‘sekretin’ se si ia dolën kuqezinjtë të përmbysin ndeshjen.

“Pjesën e parë ata na kishin parë. Kishin një avantazh më të madh se ne rumenët që nuk kishin bërë asnjë ndeshje. Sepse ishin finalistë në Europianin e kësaj grupmoshe dhë kishin 10 ditë stërvitje për këtë ndeshje. Ne vinim nga transferta e vështirë e Armenisë. Kishim menduar të bënim një lojë siç e bëmë me ekipin bullgar, duke luajtur vertikal, por ata na e bllokuan atë pozicion.

Kishim dhe pozicionin dy nga krahët, por që nuk funksionoi si duhet. Lodhja ndikoi disi. Por në pjesën e dytë morëm zemër dhe goli i parë ndikoi shumë si edhe freskia e fushës me lojtarët e rinj. Mund të them që edhe ekipi i Rumanisë mendoi se e fitoi ndeshjen pas 0-2, mund të ketë qenë edhe neglizhimi i atyre, por edhe forca jonë ishte shumë e madhe” – tha ndër të tjera tekniku kuqezi.

Koment për Adrion Pajazitin? Pajaziti u kontrollua te doktori i ekipit A, i cili na tha që ai mund të luajë vetëm 60 minuta dhe jo më shumë pasi mund të bëjë tërheqje, pasi e kishte muskulin gati për t’u këputur.

Dua ta falënderoj nga zemra pasi erdhi në Armeni me ne. Doktori i Fulham i tha që duhet të jetë i kujdesshëm sepse e ka në limite muskulin. Por ai na dha golin e fitores, nuk u dorëzua. Është një lojtar i rëndësishëm për ne, si të gjithë lojtarët e tjerë.

Të fundit

Papa Françesku do të takohet me viktimat e abuzimit seksual në Belgjikë

Papa Françesku pritet të takohet të premten me viktimat belge të abuzimit seksual nga klerikët, teksa ai nis një...

Media gjermane: Alpet Shqiptare në krye të vendeve interesante për t’u vizituar në 2025

Pas pushimeve verore, rifillon planifikimi. Por, cili është objektivi në listën e udhëtimeve për vitin e ardhshëm? Frymëzohuni nga vende më pak të njohura, shkruan Franziska...

Shkencëtarët gjejnë një mënyrë për të trashur akullin e detit Arktik

Javën e kaluar, shkencëtarët zbuluan gjetje të reja në lidhje me akullnajën kolosale Thwaites në Antarktidë. Studiuesit thanë se ekziston një "perspektivë e zymtë"...

Gabimet që bëni kur sëmureni me grip, ja këshillat që duhet të ndiqni

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt. Anashkaloni pushimin Trupi plogështohet kur...

Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Një foto që ngriti dyshimet

Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini i njohur Ledion Agalliaj, kanë postuar së fundi të njëjtën foto në llogaritë e tyre sociale, por...

Lajme të tjera

Web TV