Çështja “Beleri”/ Idrizi: Jam në opozitë, por mbështes Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për çështjen “Beleri” dhe shpejgon qëndrimin e tij.

Gjatë një interviste, Idrizi shpjegon se përballë Greqisë që nuk njeh Kosovën, që nuk njeh çështjen çame dhe përballë Fredi Belerit, ka vendosur të mbëhstesë qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndonëse vetë ai është në opozitë.

Sa i përket mungesës së tij në tryezën Bardhi-Berisha, ka sqaruar se kjo nuk tregon se është me Ramën, por nuk mund të ulet në të njëjtën tryezë me ata që mbështesin Fredi Belerin.

Kjo nuk përkthehet se jemi bërë me Ramën, se s’ka kuptim. Ne jemi në opozitë, Rama s’ka nevojë për ne sa të ketë opozitën kështu.

Jashtë kontekstit më është marrë një deklarim më ka pyetur gazetarja më thotë për rastin Belerin që është një çështje e drejtësisë, kemi një deklarim të DASH që thotë t’ia lëmë drejtësisë ndërsa Greqia kërkon ta politizojë.

Më pyet gazetari për rastin e Belerit: Greqia është e unifikuar, duket sikur Rama është i vetëm, ju më kë jeni?

Përgjigja ime ka qenë, përballë Greqisë që nuk njeh ligjin e luftës me Shqipërinë, që nuk njeh çështjen çame, që nuk njeh Kosovën, përballë Fredi Belerit që është ia akuzuar për dy dëshmorët e atdheut, që thotë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, jam gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Jo me emër”, tha Idrizi ./ S.M

Të fundit

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare...

Ambasadori shqiptar në SHBA tregon ç’po ndodh me Parashqevinë

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka reaguar mbi situatën e ndërlikuar të Parashqevi Simakut, duke shprehur shqetësimin e tij...

Opozita njofton sërish protestë përpara Bashkisë/ T’i japim mesazh të qartë Ramës

Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës të premten, më 20 dhjetor, në orën 17:00. Lajmin e ka bërë...

Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa për BBC: Siria nuk është një kërcënim për botën

Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe nuk është një kërcënim për fqinjët e...

Eksperti i IT tregon se kush janë personazhet më të klikuar të vitit

Sot i ftuar në një emision televiziv ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me ecurinë...

Lajme të tjera

Web TV