Protesta pa ndërprerje, por nuk dihet kur dhe nëse do nisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, zbuloi dje planin e opozitës për nisjen e protestave pa ndërprerje dhe të qëndrueshme deri në përbysjen e qeverisë. Çfarë po planifikon opozita dhe a do i përgjigjen qytetarët nismës së Berishës dhe Metës?

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka idetë e qarta për nisjën e prtestave, madje edhe për formën e saj, por ende nuk është i bindur sasa do i binden qytetarët. I sprovuar nga protestat e mëparshme se sado të madhe të ishin nuk kishin impakt në qeveri, kreu I Rithemelimit po sheh një tjetër formë protestash, ato që qëndrushmet dhe agresivet pa afat. “PD do të nisë protestat. Ne përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si proces.

Nuk është një protestë që do fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do shpërndahet. Do të jetë krejt tjetër. Kërkon përgatitje të plotë, psikologjike, politike, të gjithënashme dhe kur të fillojë nuk do të ndërpritet.

Ne jemi këtu që të bindim qytetarët se të gjtiha këto që ndodhin kanë emërues të përbashkët mungesën e lirive të qytetarëve”-tha Berisha dje në një koferencë shtypi me gazetarët. I sprovuar në opozitë dhe pushtet, ish-kryeministri ka ngritur disa kauza të forta siç është; shitblerja e votës, disas skandale të dyshuara korruptive në majën e qeverisjes, abuzime me tendera publikë, procedimi I disa zyrtarë të lartë publikë apo edhe iplikimi I botës së krimit me politikën, policinë dhe drejtësinë.

Të gjitha janë kauza që mund të ngrinin çdo qytetar në këmbë, por problem tjetër I madh I Berishës është vetë Berisha. Me damkën “non grata” të shpalluara nga SHBA dhe Britania e Madhe, Berisha e ka të pamundur që bashkë me Ilir Metën të ngjallin shpresë.

Qytetarët, sidomos opozitarët tashmë janë të lodhur edhe nga përplasja dhe përçarja brenda PD-së në disa grupime dhe gjithashtu është një elektorat i demoralizuar. Pas zgjadhjeve lokale më 14 maj Berisha ka kërkuar disa herë të mbajë protesta por nuk ka mundur të organizohet. Kauzat janë të mëdha por opozita nuk ngjall shpresë dhe kjo është një nga arsyet që nuk po organizohen protesta.

Berisha po kalon në planin “B”, atë të mbajtjes së protestave të vazhdushme, të vendosura dhe agresive. Megjithatë për këtë shtator është e pamundur. Koalicioni Bashkë Fitojmë, i drejtuar nga Berisha dhe Meta më 24 shtator do të kenë një përballje në Kukës, ku shpresojnë që këtë bashki ta kenë nën administrim, duke u nisur edhe nga skandali i rëndë seksualo-korruptiv i ish-kryebashkiakut socialist Safet Gjici.

Edhe pse nje fitore e mundeshme nuk do ngrinte dhe ulte gjë në tërësi të zgjedhjeve lokale ku Berisha dhe Meta humbën në mënyrë katastrofike duke fitur vetëm shtatë nga 61 bashkitë e vendit, sërish kjo fitore në Kukës mund ti shërbejë si një frymëmarrje për të treguar se është lideri I opozitës dhe se shumë shpejt do të jenë në krye të protestave të qytetarëve.

Lexo edhe :  Barazia gjinore/ Berisha: Muri i patriarkisë është dhunuesi më i egër i lirisë

Akuzat për kapjen e drejtësisë nga Rama

Kreu i Grupit të Rithemelimit u pyet dje edhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili i dha të drejtë PD-së zyrtare të drejtuar nga Basha për të pasur dy komisionerët në komisionet zgjedhore në Kukës dhe jo përfaqësues të kolicionit “Bashkë Fitojmë”.

Për këtë vendim Berisha akuzoi Ramën që ka kapur drejtësinë dhe po i krijon favore Bashës. “Është thjeshtë një akt tjetër i Edi Ramës.

Ai kolegj dhe në tërësi drejtësia dominohen sot nga Sadushi dhe e shoqja, dy karikatura të shëmtuara të drejtësisë shqiptare. Gjykatën e Lartë e dominon Sokol Sadushi, një komisar politik i lidhur me fije të errëta dhe që mbahet peng nga Rama me dosjen e vettingut. E tillë është “Sadushja” në Apel. 99% të vendimet e drejtësisë i merr Rama me Sadushin”-tha Berisha.

Me këtë pranim kërkese, i hapet rrugë faktit që PD të ketë të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ për zgjedhjet lokale në Kukës, ndërsa 1 anëtar Partia e Lirisë. Me këtë njohje, shfuqizohet vendimi e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ai i KAS.

Kujtojmë se PD zyrtare nuk do të ketë kandidat të saj zyrtar në zgjedhjet që do të ripërsëriten më 24 shtator në Kukës, por vetëm 2 anëtarë në KZAZ.

Berisha: Nano dhe Bendo u larguan nga Josifi

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Sali Berisha këtë të premte është ndalur në arrestimin e Amant Josifit. Berisha deklaroi se “Gledis Nano dhe Helidon Bendo u shkarkuan për shkak të skemës piramidale të Olsi Ramës dhe Amant Josifit”.

“Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura.

Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar. Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi. Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri.

Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK. Këta gazetarë trima dhe guximtarë, më 15 dhjetor 2022, publikuan në internet shkrimin: Kërkohet ish-zyrtari shqiptar në lidhje me mashtrimin në call-center.

Ata shkruajnë se u gjetën të shokuar nga mungesa e kooperimit të autoriteteve shqiptare, të cilat rrinin të heshtura. Artikulli lë të kuptohet se Amant Josifi gëzonte mbrojtje nga lart”, tha Berisha.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV