Rama jep lajmin e mirë: Nis programi i kredive për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se aplikimi në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundëson një proces të shpejtë dhe transparent.

“Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive. 

Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri”, u shpreh Rama. /  S.M

Të fundit

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i...

Studentja britanike fiton 2 mijë funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë

Një adoleshente ka fituar 2,000 funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë e saj shtëpiakë në Vinted, dhe thotë se planifikon ta...

Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit. Ilaçet u projektuan...

OKB thotë se 383 punëtorë të ndihmës u vranë më 2024

Një numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se bilanci i këtij viti...

Laborator kokaine dhe kanabisi në Yzberisht/ Arrestohet pronari i banesës

Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Sekuestrohen...

Lajme të tjera

Web TV