Lajm i keq! Shtrenjtimi i qirave do të vazhdojë, në Tiranë u rritën me 20% (Shkaqet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjesh një shtëpi me qira në kryeqytet nuk është aspak e lehtë.

Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj që banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.

 “Jetoj në zonën e Brrylit, qiranë e paguaj 300 mijë lekë të vjetra, 1+1, por vilë private”.

Nëse do doje të shkëputeshe nga shokët për të jetuar vetëm, e përballon qiranë në raport me pagën që merr?

“Jo nuk e përballoj dot”.

“350, 1+1, për ne është ok, se jeni 3 goca që jetojmë bashkë”, thanë qytetarët.

Në zonën e Brrylit një apartament 1+1 kushton 300-350 mijë lekë të vjetra, një çmim ky i pranueshëm për ato studentë të cilët strehohen bashkë me studentë të tjerë, por sa i përballueshëm bëhet ky çmim për ata të cilët jetojnë vetëm apo me një partner?

 “Le ta themi që përqindja më e madhe arrijnë të mbijetojnë.  Të duhet të paktën të bësh dy punë që të rrisësh pak standardin e jetesës, të dalësh, ndonjëherë disi dhe të kursesh…”

Nëse do zgjidhni të jetoni në zemër të qytetit, këtu qiraja bëhet edhe më e vështirë. Në zona si Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, apo Stadiumi Dinamo, çmimi më i ulët nis me 450 Euro.

 “Varion te 400- 500 Euro. Nuk është e përballueshme për zonën këtu”

“Një apartament 1+1 tek pallati që jetojë unë është 300-400€ , 2+1 500 Euro e sipër”, theksojnë qytetarët.

Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori

Lexo edhe :  Nga bizneset, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

 “Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.

Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;

 “Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, shtoi Alimema./   S.M

Të fundit

“Bllokim në 8 dhe 9 mars në Unazën e Madhe”/ ARRSH: Qarkullimi do të ndalojë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë...

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

15 Marsi – dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV