Nisi sot regjistrimi i popullsisë dhe banesave/ INSTAT: Procesi po ecën normalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisi sot censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave në të gjithë vendi.

INSTAT lajmëroi se, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë punonjësit e INSTAT, anketues, kontrollorë, mbikëqyrës kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të banesës.

Ky është procesi më i rëndësishëm statistikor për vendin. “Deri tani, referuar sistemit të monitorimit, si dhe nga përfaqësuesit e INSTAT në terren, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve (85 %); janë në proces intervistimi rreth 1.500 intervista prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësorë” raportojnë burimet zyrtare të INSTAT.

Me tej INSTAT raporton se procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive. intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites kanë qenë të angazhuar me punë. Ky aktivitet do të zgjasë 6 javë.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Lexo edhe :  Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave.

INSTAT njoftoi se në mënyrë të vazhdueshme do të japë informacion mbi ecurinë e këtij aktiviteti.

Të dhënat e grumbulluara më pas do të përpunohen për prodhimin e statistikave zyrtare të rëndësishme për hartimin e politikave dhe vendimmarrjeve bazuar në shifra, nivel qendror dhe lokal; lehtësimin në planifikim për ndërtim kopshte, shkolla, spitale, parqe, etj; Lehtësimin në vendimmarrje nga komuniteti i biznesit, Konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë rezidente, ndërtesave dhe banesave./   S.M

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV