Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: U rrëzuan kërkesat e opozitës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e mbajtur ditën e sotme ka përfunduar. Gazment Bardhi ka folur për mediat lidhur me diskutimet teksa u shpreh se nuk u morën parasysh propozimet e opozitës.

“E kanë mbajtur të bllokuar reformën zgjedhore. Ne si opozitë, kemi marrë përgjegjësitë tona, sa i takon mosfunksionimit të komisionit dhe mosrealizmit të reformës zgjedhore. Është në përgjegjësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të marrë , ose të mos marrë përgjegjësi për këtë situatë. Kemi propozuar një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, vetëm me 2 ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkojmë ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm. Për këtë kërkesë tonën, mazhranca votoi kundër. Nuk mori në shyqrtim një tjetër propozim të opozitës parlamentare, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Sot që flasim, në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore, ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet. Përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Në parim, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, pranoi se opozita është ajo që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komisionin e reformës zgjedhore dhe ata nuk ndërhyjnë në këtë pikë.

Ne kemi propozuar ekipin, nesër që në mëngjes, do t’i drejtohemi me një kërkesë, kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për të përfshirë në rend dite, edhe një projekt vendim sa i përket përbërjes së re të komisionit të reformës zgjedhore, Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen, edhe si mesazh që nuk e pranojmë dot, që për 1 vit e gjysmë, një nga çështjet më të rëndësishme për  yqytetarët, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të lihen pa trajtuar. Kemi adrsuar duke krijuar, apo duke prezantuar një ekip të ri përfaqësimi, në komisionin e reformës zgjedhore”, theksoi ai./I.S

Të fundit

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të...

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet/ Sula zbulon detajet: Ka një kleçkë ligjore

Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, ka deklaruar se për të verifikuar nëse kandidatët e partive politike...

Gripi, Brataj ngre alarmin: Po rriten rastet, ja kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19 mijë raste në javë nga 21 mijë që është...

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Nga Ylli Pata Kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall Non Grata. Nuk ka lidhje...

“Nëse jeni çift mund të debatoni…”/ Horoskopi për 23-29 janar 2025: Lërini ndjenjat të…

Dashi Këtë javë dashuria ju sfidon të gjeni një ekuilibër mes pasionit dhe durimit. Nëse jeni çift, mund të ndiheni të prirur të debatoni për...

Lajme të tjera

Web TV