E pazakontë! Vjen në jetë foshnja me 26 gishta (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit e një foshnjeje që ka lindur në Indi me 26 gishtërinj e kanë quajtur atë rimishërimin e një perëndeshë hindu.

Vajza e vogël, e cila ka lindur në një spital në Bharatpur, në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë.

Ndërsa mjekët e kanë përshkruar gjendjen e saj si një anomali gjenetike, familja e saj thuhet se është e kënaqur dhe e kanë quajtur publikisht versionin e rilindur të Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i të cilës është afër vendit ku lindi vajza.

Nëna e foshnjës, e quajtur Sarju Devi, 25 vjeç, thuhet se është e kënaqur për foshnjën e lindur dhe për momentin nuk ka asnjë problem shëndetësor.

E pazakontë! Vjen në jetë foshnja me 26 gishta (Foto)

Babai i foshnjës, Gopal Bhattacharya, është punonjës policie në Forcën Policore të Rezervës Qendrore dhe gjithashtu thuhet se është shumë i lumtur. Dr BS Soni, një mjek në spitalin ku lindi foshnja, tha: “Nuk ka asnjë lloj problemi të kesh 26 gishta, por është një anomali gjenetike. Përndryshe, vajza është absolutisht e shëndetshme’. Aktualisht nuk dihet nëse familja po planifikon që vajza e tyre e porsalindur t’i nënshtrohet një operacioni për të zvogëluar numrin e tyre në çdo gjymtyrë./E.T

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV