Erion Braçe ‘ultimatum’ qeverisë greke/ T’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është shprehur se qeveria greke duhet “t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe deklaroi se emigrantët shqiptarë në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, në një kohë kur kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore.

Erion Braçe: “Për pensionet e emigrantëve, jo të diasporës, ka diferencë shumë të madhe mes tyre.

Emigrantët në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore, sepse pjesë më madhe e tyre e ndikuar nga një leje qëndrimi që duhet ta marrë atje kanë paguar vetë të gjithë masën e sigurimeve shoqërore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo çështje as nuk diskutohet.

Ata njerëz meritojnë një përgjigje nga qeveria greke, ose paratë mbrapsht ose pensionet si gjithë të tjerët që qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht nga serbët, e deri tek më i fundit punëtor që ka kontribuar në ekonominë e Greqisë.

Politikën e vendit fqinj nuk e bëjnë dot. Sot në Greqi ka grevë, ata kanë dalë në grevë për paratë e tyre jo për Fredi Belerin sa kohë midis nesh qëndron Fredi Beleri zgjidhjen duhet ta japin punëtorët shqiptarë. Siç punëtorët grekë janë në grevë 1 ditore duke e paralizuar, ashtu edhe punëtorët shqiparë për të marrë paratë e tyre./e.t

Të fundit

Rama premtim për mësuesit këtë 7 mars: Ambicia jonë, t’a çojmë pagën mesatare mbi 1000 €

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer...

I riu hero në Tiranë!Shoferi humb ndjenjat,qytetari futet në makinë dhe shmang aksidentin

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit...

Mbyllja e “TikTok”-ut nga qeveria/ Berisha, thirrje të rinjve: Bojkotoni mësimin

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e protestës së 15 marsit kundër mbylljes së “TikTok”-ut. Gjithashtu u...

7 Marsi/ Spiropali uron mësuesit: Mirënjohje pa fund!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dha sot një mesazh me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Spiropali u shpreh se mësuesi është profesioni që...

Mësuesia mision/ Arsimtari nga Erseka përshkon 2 orë në këmbë për të mësuar dy nxënës

Një orë e 40 minuta, kaq është koha që i duhet të përshkojë rrugën më këmbë nga shtëpia e tij drejt shkollës ku jep...

Lajme të tjera

Web TV