Turizmi/ Hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive në sektorin e turizmit me rritjen e net-qëndrimeve dhe numrin e vizitorëve të huaj, por të dhënat e para tregojnë se hotelet kanë rritur të ardhurat nga shitjet më shumë se restorantet.

Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i shitjeve në vlerë në sektorin e hotelerisë shënoi rritje vjetore me 30.7% në 3-mujorin e dytë të vitit 2023.

Restorantet kishin gjithashtu rritje, por me ritme më të ulëta se hotelet. Indeksi i shitjeve në restorante u rrit me 16% në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2022.

Shqipëria u reklamua si një destinacion i lirë dhe për këtë fakt, shumë turistë të huaj nga Europa Perëndimore zgjodhën vendin tonë për pushimet vjetore.

Rritja e të ardhurave për këto aktivitete duket se është ndikuar më shumë nga rritja e çmimit.

Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon për informalitet të lartë në sektorin e turizmit.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, ekonomia shqiptare xhiroi rreth 4,5 trilionë lekë. Hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11.8% të xhiros totale në ekonomi, nga vetëm 2.3% në vitin 2021.

Por nga ana tjetër, kontributi i turizmit në punësimin me pagë mbeti i pandryshuar në vitin 2022 në krahasim me 2021.

Kontributi në punësim vijoi të jetë i zbehtë edhe këtë vit. Indeksi i punësimit në bizneset e hoteleve shënoi rritje vjetore me 4.2% në tremujorin e dytë 2023, ndërsa restorantet shënuan rritje vjetore të indeksit të punësimit me 1.6%.

Sektori i turizmit shfaqi kërkesë të lartë për punonjës, por një pjesë e madhe nevojave po plotësohen me të huaj si pasojë e mungesave brenda vendit.

Referuar të dhënave, Shqipëria u vizitua vetëm gjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin gjatë 8-mujorit të vitit 2022, në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 27%.

Lexo edhe :  Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

Ndërkohë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që udhëtuan drejt Shqipërisë shënuan rritje me 37% përkundrejt 6-mujorit të parë të 2022-shit, duke arritur 1.55 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë./    S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV