Mjekët amerikanë dhe britanikë: Mungesa e nuhatjes, simptomë e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo ditë shkencëtarët në të gjithë botën kryejnë studime të ndryshme që të zlulojnë karakteristikat e shfaqjes, simptomat dhe përhapjen e Covid-19

Studime dhe dëshmi paraprake në rastet e ndodhura në Kinë, Korenë e Jugut e në Itali, tregojnë se temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes janë disa nga simptomat më të shpështa që hasen tek personat e infektuar.

Por, mjekët në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara thonë se Covid-19 ka një simptomë të re e cila mund ta bëjë shumë më të lehtë indetifikimin e të infektuarve.

Quhet asimptomatikë, bëhet fjalë për ansominë dhe dysgeusinë, e thënë më thjeshtë humbje e nuhatjes dhe shijes.

Veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.

Fakti është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike në dy deklarata zyrtare, që vijnë disa ditë pasi kjo hipotezë ishte hedhur nga mjek të ndryshëm.

Rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vrojtimeve në Korene e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra mungesën e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme. Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.

Të fundit

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, arrestohet nëna

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Lajme të tjera

Web TV