Konsumi për bukën dhe ëmbëlsirat ulet deri 20% nga reduktimi i turistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave pas përfundimit të sezonit turistik.

Me rënin e fluksit të turistëve të huaj dhe largimin e emigrantëve, në dyqanet e tregtimit të bukës, produkteve të tjera të brumit dhe pastiçerive ka nisur të ndihet rënia e kërkesës.

Prodhuesit e furrave të bukës dhe ëmbëlsirave pohojnë se në 2 javët e para të muajit shtator kërkesa ka rënë deri 20% krahasuar me muajin gusht, ku u shënua rritje e lartë konsumi e ndikuar nga ardhja e turistëve.

Nga përfaqësues të kompanisë “Xhorxh Bush Bakery” në Fushë-Krujë dhe Krujë u pohua për Monitor se aktualisht kërkesa si për produktet e brumit dhe pastiçerive është 10 deri 20% më pak krahasuar me muajt e sezonit turistik. Ndërsa në raport me muajin shtator 2022 kërkesa shfaqet e njëjtë. Sipas tyre në muajt e verës pati shtim të lartë të kërkesës për shkak të fluksit të madh të turistëve.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Tiranë. Nga “Caka Kompani” u tha se krahasuar me muajt e verës kërkesa për produktet e brumit shfaqet me rënie për shkak të largimit të turistëve. Edhe sipas këtij prodhuesi kërkesa nuk ka shënuar tkurrje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sipas tij rritje më të lartë të kërkesës për produktet e brumit përgjatë stinës së verës pati në zonat bregdetare si Durrës dhe Lezhë. Deri në fund të muajit shtator parashikimet e operatorëve mbeten optimiste për shkak të kërkesës së lartë nga strukturat e hotelerisë. Për muajt në vazhdim prodhuesit nuk presin rritje të kërkesës, për shkak të largimit të popullatës.

Edhe nga përfaqësuesit e kompanisë “Nela” u pohua se në raport me muajt e verës kërkesa për produktet e brumit është ulur.

Lexo edhe :  Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Më tepër shtim në shitje përgjatë sezonit turistik sipas shoqatës Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave e patën dyqanet e produkteve fast food. Prodhuesit e bukës nënvizojnë se shitja e këtyre produkteve edhe gjatë muajit shtator vijon të jetë e lartë, pavarësisht largimit të turistëve.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023,m në vend kanë hyrë gjithsej 5.167.656 shtetas të huaj. Ky numër është rritur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Nga të dhënat e Ministrisë së Turizmit rezulton se nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për 6 muajt e parë të vitit mbi 1.38 milionë vizitorë apo 43 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Në vend të dytë janë italianët, me 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë. Turistët nga Kosova zinin 40% të totalit të turistëve dhe nga Italia zinin 9%./Monitor.al 

Të fundit

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Lajme të tjera

Web TV