Debati i Ramës me ambasadorin rus në OKB tërbon Kremlinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga salla e Këshillit të Sigurimit në OKB, Kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të debatit të nivelit të lartë, mbrojti deri në fund vendimin për të ftuar dhe për t’i dhënë fjalën Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendim që solli një debat të fortë mes tij dhe përfaqësuesit të Rusisë në Këshill.

Debati në tryezën e OKB ka shkaktuar reagimin e fortë të Kremlinit, nga ku Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, e cilëson vendimin për prezencën e Zelenskyt si “goditje ndaj logjikës së vetë OKB”.

“Sigurisht, kjo është një goditje për vetë logjikën e OKB-së. Kjo natyrisht është një goditje jo vetëm për çështjet procedurale”, tha ajo në kanalin “Rusia-1”.

Zëdhësja ruse e konsideron takimin e nivelit të lartë të drejtuar nga Rama, një farsë tragjikomike me pjesëmarrjen e Zelenskyt, të cilin e quan një “personazh keqbërës të filmave amerikanë”.

“Tani aleati më i afërt i Shteteve të Bashkuara duket si Dr. Evil ose si të gjithë ata që kanë portretizuar rolin e keqbërësve më të tmerrshëm në filmat amerikanë. Dhe ai, në fakt, është i pranishëm në një farsë absolutisht tragjikomike, në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shtoi ajo.

Duke u ndalur te debati i përfaqësuesit rus me Kryeministrin Rama mbi prezencën e Zelenskyt, Zakharova tha se “përfaqësuesi ynë i përhershëm [Vasily Nebenzya] e ka argumentuar në mënyrë të përsosur gjithçka”.

Më tutje, Agjencia Shtetëroree lajmeve të Rusisë, Tass shkruan se “përfaqësuesi i përhershëm rus paralajmëroi kryeministrin shqiptar se në kushte të tilla rrezikon të njollosë presidencën shqiptare të Këshillit të Sigurimit”. /I.S

Të fundit

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është...

Lajme të tjera

Web TV