Situata në Kosovë/ Mbyllen pikat pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Xhemajl Rexha ka dhënë detaje në lidhje me situatën në Kosovë, ku një polic ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Në një lidhje për Euronews Albania, ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka mbyllur pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut.

“Nuk mund të kalohet kufiri dhe nuk mund të futen njerëzit në Kosovë”-tha Rexha.

Gjithashtu ai nënvizoi se Policia e Kosovës ka rrethuar Manastirin ku ndodhen 30 persona

“E gjithë situate tani për momentin po kontrollohet nga policia e Kosovës që e ka të rrethuar Manastirin. Ka pasur më herët akuza  që kishat ortodokse serbe përdoren për nga grupet kriminale por Serbia I ka mohuar gjithmonë”-tha mes të tjerash ai.

Një polic është vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, sulm që është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve të cilat sipas tij po kërkojnë luftë.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat./e.t

Të fundit

Exit Poll: Rama fiton zgjedhjet, Berisha më dobët se Basha në 2021

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia...

Berisha befason gazetarët, bën sikur ka fituar: “Gëzim dhe vetëm gëzim!”

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu në orën 19:00, orar i cili shënon dhe mbylljen e procesit të votimit për...

Diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit. Gazetarja...

Shkodër, nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës. A2 CNN mëson se komisionerët kanë nxjerrë jashtë...

Përfundon “Giro d’Italia 2025”, shkëlqen çiklisti Mats Pedersen

Përfundon etapa e tretë e xhiros së Italisë “Giro d’Italia 2025”. Fitues është shpallur çiklisti nga Danimarka, Mats Pedersen, i cili nga tri etapa...

Lajme të tjera

Web TV