Vrasja e policit në veri, Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e vrarë një ditë më parë pas sulmit të armatosur në veri të vendit. Nderimin e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë. Osmani u shpreh se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“Ai ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës sonë. Prandaj sot në emër të qytetarëve do t’i ndaj post-mortem urdhrin më të lartë të Republikës ‘Hero i Kosovës’. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, një kujtim më shumë për një njeri që me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës”, tha ajo.

Efektivi u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës nga disa persona të armatosur në veri. I plagosur mbeti edhe një tjetër polic. Ata kishin shkuar në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi kishin marrë informacione për dy kamionë pa targa që kishin bllokuar rrugën por u përballën me sulmin e armatosur./I.S

 

Të fundit

Kompanitë më të qëndrueshme në botë – Cilat vende janë mikpritëse për to?

Schneider, një firmë e pajisjeve elektrike me bazë në Francë, është emëruar firma më e qëndrueshme në botë sipas...

VIDEO/ Brenda gojës së peshkaqenit, pamje të jashtëzakonshme

Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni, kur një predator kureshtar e gëlltiti kamerën e...

Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Djali i viktimës, autor i masakrës së Mamurrasit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri...

Nga 1 marsi, shqiptarët e Kosovës të barabartë në drejtimin e makinës me austriakët

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se që nga 1 marsi 2025, patentat e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë...

‘Berisha është kartë e djegur’, Çupi: Në Athinë ‘ushqeu’ qarqet nacionaliste greke

Analisti Frrok Çupi ka komentuar takimin e kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke e cilësuar atë si një ushqim të qarqeve...

Lajme të tjera

Web TV