Sulmi në veri të Kosovës/ Dalin para gjykatës dy terroristët serbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas serbë, të akuzuar për akte terroriste sa i përket sulmit ndaj policisë së Kosovës në manastirin e Banjskës janë dërguar paraditen e kësaj të marte në gjykatën Themelore në Prishtinë. Ata janë shoqëruar për në gjykatë nën masa të rrepta sigurie nga njësitet e forcave ushtarake të Kosovës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që për këto shtetas të caktohet masa e paraburgimit nën akuzën e kryerjes së veprave të rënda kundër sigurisë së Kosovës, kryerjen e veprave terroriste si dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues. Nga 6 të arrestuarit, dy prej tyre dolën sot para gjykatës.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniç. Nga sulmi me armë zjarri mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, i cili u shpall hero i Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa u plagos një tjetër. Policia gjatë shkëmbimit të zjarrit, vrau tre nga sulmuesit./I.S

Të fundit

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

Lajme të tjera

Web TV