Sulmi në veri të Kosovës, shtohen forcat e policisë dhe KFOR-it në Banjskë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në Kosovë raportojnë për forca të shtuara të policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në veri. Automjetet e tyre po qarkullojnë pranë udhëkryqit të Banjskës, disa në drejtim të manastirit ndërsa të tjera po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjës, sipas asaj që raporton KosovaPress.

Vërehet një numër më i madh i punonjësve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjatë rrugës Zveçan – Leposaviç – Jarinje. Po ashtu një helikopter i KFOR-it po vëzhgon situatën nga ajri në këtë zonë. Në zonën rreth manastirit, policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.

Situata aktualisht është e qetë. Kujtojmë që nga sulmi i dy ditëve më parë mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagos një tjetër. Efektivi Afrim Bunjaku u shpall Hero i Kosovës ndërsa u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme pas një ceremonie shtetërore, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit./I.S

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV