Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuojë në ndërtimin e tyre.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, e cila ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, rreshteri Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtetin e së drejtës e të barabartës për të gjithë, për të cilën ai falenderoi edhe komunitetin boshnjak për kontributin.

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”, ka theksuar Kurti. /I.S

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV