Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim lidhur me vendimin për indeksimin e pensionit. Nga 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Zëvendës ministrja e Financave, Olta Manjani tha një ditë më parë se pensionistët në vend do të përfitojnë edhe një bonus shtesë. Fondi që do të alokohet nga buxheti i shtetit për indeksim të pensioneve parashikohet që të jetë 3.2 miliardë lekë për këtë vit ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë./I.S