Çështja Beleri/ Idrizi zbulon arsyen: Ja pse gjykata nuk e liron nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste televizive ndër të tjera tha se Greqia futi duart në drejtësinë shqiptare dhe e kërcënoi atë me integritet, pasi e donte Belerin në krye të bashkisë që ai të influenconte te censi.

Idrizi tha se Gjykata e Larta nuk e liron Belerin dhe ta hetojë në gjendje të lirë, pasi në vitin 2006 është dënuar dhe i ka  ikur dënimit.

“Absolutisht që po. Jam i bindur që edhe lirimi i Belerit është kërkuar edhe sepse ai duhej për kryetar bashkie për të influencuar te censi, në myrë që Himara që ka qenë krenaria e Shqipërisë dhe e rezistencës kundër pushtuesve, një ditë të bukur të na dilte një komunitet grek.

Nëse do shihni edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, se pse e lë në burg Belerin dhe nuk e hetojnë në gjendje të lirë është sepse Beleri kur është dënuar në vitin 2006 për djegie të simboleve nacionaliste, i ka ikur dënimit dhe nuk e ka kryer atë.

Vendimi i gjykatës thotë që ky njeri nuk mund të lirohet dhe ndiqet në gjendje të lirë, pasi ky njeri i ka iku dënimit në vitin 2006.

Lirimi i zotit Beleri pa pritur vendimin final, është kërkuar në mënyrë aspak të një vendi të shtetit evropian duke futur duart mbi drejtësinë shqiptare dhe duke kërcënuar Shqipërinë me integrimin.

Prandaj thash Greqia thotë “mos bëni  si bëjmë ne, por bëni si themi ne”, në rastin e censusit.

Sa herë bëhet fjalë për heqjen e ligjit të luftës, Greqia thotë do ta heqim ka 6 vite. Sa herë që bëhet fjalë për të drejtat e minoritetit shqiptar, a e dini pse nuk bën Greqia census me etninë, ky vendi i BE, sepse nëse e bën, në Greqi do të dilnin minimumi, 1.4 milion me kombësi shqiptar, 700-800 emigrantë, 200 mijë shqiptarë të Çamërisë. Pra këta nuk e bëjnë sepse thonë ça është e imja është e imja, ça është e juaja është e diskutueshme.

Lexo edhe :  KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Kur vjen për puna për njohjen e pakicave apo çështjes çame, ata e mohojnë kategorikisht” tha Idrizi./  S.M

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV