Berisha e Meta nën hetim?/ Juristja: SHBA i ka dhënë mbështetje SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë më të pandëshkueshëm, duke iu referuar deklaratës së kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani për hetime që vijojnë për çështje ku implikohen edhe familjarë të ish presidentëve.

Në një intervistë për ABC News, Gjikondi u shpreh se po shihet një standard ndryshe, pasi më parë figurat e larta shtetërore dhe familjarët e tyre ishin të paprekshëm.

Sipas Gjikondit, SHBA i ka dhënë mbështetje dhe kurajo SPAK-ut.

Për herë të parë ndryshon strandardi i procedimit të figurave të larta të shtetit shqiptare, që gjithmonë kanë qenë të pacënueshme.

Përfshi këtu, familjen e ish presidentit Meta, përfshi këtu, familjen e Berishës.

Në rast se këta bëhen të cënueshëm dhe janë qytetarë të barabartë të këtij vendi, ka shpresë për të gjithë shqiptarët dhe ka shpresë se do të procedohen dhe ata që kanë qenë të korruptuar, pjesë e sistemit korruptiv në këtë vend.

Për herë të parë po shohim një standard ndryshe. Duhet të jemi realistë, është edhe meritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kam përshtypjen që vizita dje e zyrarit të lartë të SHBA, ishte më shumë një mesazh për shqiptarët. Gjatë gjithë kohës, në zyrat e SPAK-ut kemi prezencë të SHBA.

Dihet që kjo mbështetje që i kanë dhënë SHBA zotit Dumani dhe vizionit të tij, pa bërë 10 muaj, zoti Dumani të ketë një rezultat kaq të prekshëm dhe optimist për shqiptarët pa dallim”, theksoi ajo./   S.M

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV