Dosja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha humb 2 gjyqe në New York, në SHBA ka material për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme shtyu për në 3 tetor seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitareve të dorëzuar nga mbrojtja e Mediut. Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër 90 emrave të kërkuar nga mbrojtja e Mediut, pasi sipas tij ish-ministri akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për demontimin në përgjithësi.

Teksa në seancën e ardhshme pritet që Gjykata të shprehet për listën e dëshmitarëve, të cilët SPAK kërkon t’i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, përfshirë edhe Shkelzen Berishën, gazetari Poli Hoxha në emisionin “Pa Protokoll”  tha se kërkesat e avokatëve janë për të fituar kohë. Ai propozoi që për Gërdecin që e cilësoi një çështje të rëndësishme, duhet të bëhet një gjyq maratonë, që t’u jepet mundësia të rrëfehen dëshmitarëve që nuk kanë folur asnjëherë. Hoxha veçoi Luan Hoxhën ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, i larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012. Gjenerali i ushtrisë është larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se Luan Hoxha ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec. Sipas gazetarit ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është njeriu më kompetent për këtë çështje që mund të tregojë informacione të rëndësishme për çështjen.

“Shkëlezen Berisha ka bërë dy gjyqe në amerikën kundër New York times. Të dy gjyqet për dëm moral që ka kërkuar Berisha në amerikë kundër autorëve i ka humbur. Prej nga pjesa amerikane ka material. Andej është Luan Hoxha që del që futet në ambasadën amerikane që thotë se kanë frikë. Ai është njeriu më kompetent që i di operacionet. Biznesin që është kryer atje. Atje fillon gjithçka. Pse përfundoi me demontimin aq afër një fshati edhe predha avionësh. Deri në Tetovë është dëgjuar ai Gërdec. Makutëria e këtij biznesi ka bërë që aty të çojnë armë të rënda që duan tunel, kanë vende për këtë proces. E gjitha kjo ka brenda korrupsion pastrim parash po e dëgjoj për herë të parë nga Dumani. Dhe nuk është hetuar këtu. 70% të punës e ke në amerikë. Atje i kanë rrëfyer të gjithë. Prandaj i ka thirurr prokuroria gati katër amerikanë. Mes tyre Herri që ka ardhur në Tiranë dhe ka taguar x,y, prandaj ka thirrur dhe Shkëlezen. Për mendimin tim unë dyshoj ose kam një parandjenjë që kjo është një taktikë që po lejohet të bëhet kështu ky gjyq. Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë sepse të thirrur do rrëfene. Këto budallëqet e mbrojtjes jo kosniparioncet Gërdecin e bënë të mos hyjmë në nato. Interesante është që dëshmitarët kryesorë që sjanë pyetur asnjëherë të dalin aty një nga një. Kjo ngjarje kërkon një proces shembullor në Shqipëri. Le të jetë i gjerë”, tha ai./e.t

Të fundit

Pakti i qyteteve të lira/ Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Kryetarët e bashkive të qyteteve të mëdha në Europë dhe botë janë bërë bashkë në Tiranë. Punimet e samitit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/Ja si ta përdorni

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat e Partisë Demokratike. Analisti u shpreh...

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më...

Lajme të tjera

Web TV