Rrëfimi nga palestra i Kryemadhit: Ndjeva fundin, nuk ngrita dot valixhen në avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është një nga herët e rralla që ka një jetëgjatësi koha ime në palestër, kjo falë dhe instruktorit Ari Agovi që ma ka bërë më të lehtë.

Aktiviteti fizik të jep një dimension tjetër jo vetëm në jetën tënde por dhe për njerëzit që të rrethojnë. Aktiviteti fizik më ka ndikuar jo vetëm për vendimet e mia por edhe për vendimet e ardhshme, më ka motivuar, më ka shtuar pozitivitetin.

Pati një moment kyç kur unë vendosa të filloj palestrën. Kthehesha nga Gjermania, isha me bagazh dore, ishte periudha që isha shumë e dobët, 55 kilogramë.

Ndërkohë doktoresha që më ndiqte nga ana shëndetsore më kishte çuar një mesazh pasi isha më e dobët se duhej dhe nga ana shëndetsore isha shumë e pashëndetshme. Nuk e vleresoja atë që ajo më thoshte pasi si janë gratë na pëlqen të jemi të dobëta.

Kur po kthehesha nga Gjermia tentova të ngre valixhen e dorës te kabina avionit dhe nuk kisha fuqi, nuk më kishte ndodhur më parë pasi kam qenë shumë e fuqishme, aty ndjeva momentin e fundit sesi mund të isha aq pa fuqi.

Kur u ktheva ja tregova doktoreshës atë që më kishte ndodhur dhe ajo më tha ti nuk ke më muskuj, je vetëm një skelet me lëkurë”- tregoi Kryemadhi.

E pyetur nëse bashkëshorti Ilir Meta e suporton në këtë rrugëtim, Kryemadhi u përgjigj se bashkë jemi në garë duke zbuluar njëkohësisht dhe suportin që ai i jep.

“Bashkë jemi në garë përsa i përket aktivitetit fizik, Iliri bën vetë shumë ecje, sport dhe ndjek regjimin fasting në ushqyerje.

Por është suportuesi im më i madh”- tha Monika Kryemadhi. /   S.M

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV