“Përjashtimi” i 11 deputetëve/ Paloka: Basha personazhi më qesharak në 30 vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Edi Paloka e ka konsideruar Lulzim Bashën si personazhin më qesharak të 30 viteve, bazuar në aktin e fundit të kreut demokrat, atë të përjashtimit të 11 deputetëve.

Paloka tha se në bashkëpunim me Ramën, Basha do ta mbajë parlamentin me tensionin e përplasjes së PD.

“Një nga qëllimet përveç ndihmës që i jep Ramës është edhe kjo që për të thënë  bardhi dikur ka qenë me mua dhe ka përjashtuar deputetë dhe tani është me ata që ka përjashtuar. Bardhi ka ndryshuar pozicion. Ka kuptuar kush është Basha, e ka kuptuar vetë.

Ajo që bëri Basha është mbajtja e parlamentit në tensionin e përplasjes së PD, në parlament diskutohet më shumë kush duhet të udhëheqë grupin e PD, sesa dhjetëra skandalet e çështjet e rëndësishme. Lul Basha i ngre topin Ramës që ne të merremi nja dy orë. Hilja alla Rama për ta implikuar edhe Gaz Bardhin. Qëllimi kryesor është të mbajë parlamentin me tension”, u shpreh Paloka./   S.M

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV