Basha “bashkon” PD, tryeza mbledh gjithë grupet e deputetëve rivalë me kryetarin zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i katërt i Gazment Bardhit me Berishën e deputetët, as këtë herë nuk u zhvillua në selinë blu.

Sali Berisha la selinë e daljeve të tij, dhe iu bashkua deputetëve për herë të dytë, në Kryesinë e Kuvendit. Axhenda e diskutimeve të tyre u përqendrua tek seanca e së enjtes dhe kërkesa për ta zëvendësuar Enkelejd Alibeajn e grupit të Bashës, me Oerd Bylykbashin të Berisha-Bardhit.

Ky këtë tryezë të katërt morën pjesë 28 deputetë opozitarë, ndërkohë as këtë herë nuk iu bashkua deputetja Jorida Tabaku. Por thirrjen Gazment Bardhi e pati për Lulzim Bashën, që ka preferuar të qëndrojë indiferentë si në media, ashtu dhe në Foltoren e Parlamentit.

Seancat e kaluara janë dominuar nga konfliktet mes demokratëve dhe pozicioni i tyre në parlament. Pritet të shikohet nëse kryeparlamentrja Lindita Nikolla këtë seancë, do e thotë fjalën e saj të fundit, se kush është kryetar I grupit parlamentar demokratë, Gazment Bardhi, apo e deleguara e Lulzim Bashës, Flutura Açka./I.S

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV