Rama presion ndërtuesve për çmimet e shitjeve të apartamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ndërtuesit dhe me poseduesit e hoteleve ku ju ka kërkuar të ulin çmimet dhe të kthehen tek niveli i tregut. Po ashtu ai tha se nuk do të ketë më prokurime që do të bëhen nga burimet njerëzore, por nga inteligjenca artificiale

Kryeministri Rama iu përgjigj ashpër kërkesave të ndërtuesve duke deklaruar çmimi i referencës për banesat u vendos për shkak të abuzimeve dhe nuk mund të ndryshohet. Sipas kreut të qeverisë, ndërtuesit shesin apartamentet me çmime më të larta nga sa deklarohen. “Këtë nuk kishit parashikuar ju, ju do gënjenit shtetin pa mbarim dhe do shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit me 850 euro. Këtë nuk kishit parashikuar ju dhe evazionin. Bashkitë duhet të ndërtojnë infrastruktura që ju s’keni ça merrni përsipër. Epo ju të shisni apartamente me 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5, 8 mijë euro dhe të deklaroni çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës janë vënë mbi bazën e tregut. Është bërë një studim i tregut dhe iu është vënë detyrimi që të përgjigjeni në bazë reale”, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se ndërtuesit duan të fitojnë sa më shumë, por nuk duhet të abuzojnë me çmimin. “Sa doni të fitoni ju, ju doni të fitoni sa më shumë.

Mos ta dëgjojmë më historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhet vendosur, por në një nivel të arsyeshëm kur ti shkon deklaron shitjen sepse kur ti gënjen, shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë një kohë e gjatë, çmimet rriten çdo javë. Është shenjë e mirë në një aspekt për rritjen e vlerës së pasurisë, nga ana tjetër duhet të përfitojnë të gjithë. Të duket shumë 3% kontribut, e ke shumë gabim. Po të marr strofullën e kapitalizmit, Nju-Jork ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet. Thotë do të shesësh kaq, kaq do japësh me qira. S’mund të japësh sa të duash ti. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor, sepse ju keni interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. E kam folur me Bashkinë e Tiranës 3% për strehimin social të jepet aty ku jetoni. Unë thashë pse s’na e merrni 3% te blloku, por tek Astiri, ju thoni fare, kjo nuk diskutohet”, tha Rama.

Lexo edhe :  "Një vit më parë fola në protestë si i burgosur"/Berisha:PD bëri të pamundurat të mundura

Prokurimet nga inteligjenca atificiale

Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit, kryeministri Rama u shpreh se do të ketë lehtësim të procedurave në marrëdhënien shtet-privat. Gjithashtu, ai shtoi se teknologjia do të zërë një vend të rëndësishëm në dhënien e shërbimeve, madje sipas Ramës inteligjenca artificiale do t’i vijë në ndihmë qeverisë për prokurimet publike.

“Heqja e barrierave dhe hapja e sa më shumë kanaleve të frymëmarrjes të organizmit të shoqërisë sonë, që lidh biznesin me shtetin, si dy palë që duhet të ndërveprojnë me njëra-tjetrën, është koha për të riparë të gjithë procesin dhe për të bërë një lehtësim tjetër. Do të vendosim më shumë fokus tek inteligjenca artificiale, e cila do të na lehtësojë procese të caktuara, duke filluar nga prokurimet publike. Brenda këtij mandati, synojmë të kemi një sistem komplet të revolucionarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe shumë më pak komponentë njerëzorë, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet”, tha Rama.

Çmimet e hoteleve

Në takimin me sipërmarrjen, kryeministri Rama paralajmëroi dhe caktimin e një çmimi reference për hotelet në bregdet. Për kryeministrin, ulja e TVSH-së në turizëm nuk ka dhënë rezultat për formalizimin dhe për këtë arsye duhen marrë masa. “TVSH për turizmin. Mirë bëmë që e ulëm. Por nuk na e dha rezultatin për më shumë formalizim. Tani ju mendoni që hotelet në breg të detit, dhe ne e dimë shumë mirë, mjafton të bësh disa sondazhe te drejtoria e taksave, për të kuptuar që tjetër janë taksat dhe tjetër ato që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe ai që deklarohet. Kam pasur dy raste për miq që kanë ardhur nga jashtë që më është dashur t’i ndihmoj se nuk gjenin një dhomë për të prenotuar. Hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do të kenë një referencë. Kaq do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi tjetër. Ne kemi 1.1 milionë turistë në shtator dhe me këtë trend mund të shkojmë 10 milionë turistë këtë vit. Nuk kemi dashur të hyjmë Airbnb, pasi e kemi parë si një ndihmë për familjet”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit

Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në...

Berisha: Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri me dije se drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump Chris Lacivita do...

Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja “voton” për VV dhe Gjestin (Foto)

Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj të kuruar dhe me manikyr,...

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin...

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare duken mjaft pozitive, pasi njerëzit...

Lajme të tjera

Web TV