Qytetet më të shtrenjta në botë në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si për të pasurit, edhe për gjithë të tjerët, kostoja e jetesës është rritur në vitet e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve.

Disa qytete janë goditur më shumë se të tjerat. Çdo vit, Julius Baer Lifestyle Index përpilon një klasifikim të qyteteve më të shtrenjta në botë, i cili zbulon se Azia është rajoni më i kushtueshëm për jetën e luksit.

Singapori kryeson klasifikimin si qyteti më i shtrenjtë në botë, i cili lë pas Shangain, i cili renditej i pari një vit më parë.

Indeksi i Julius Baer vlerëson koston e 20 artikujve që lidhen me një stil jetese të nivelit të lartë, kozmopolit, të tilla si prona rezidenciale premium, makina luksoze, fluturime të klasit
të biznesit dhe darka ekstravagante.

Bazuar në çmimet më të fundit për këtë shportë mallrash, Hong Kongu kaloi nga qyteti i 4-rt në të 3-tin më të shtrenjtë.

Bangkoku u ngjit në vendin e 11-të (nga i 15-ti), ndërsa Taipei ra në vendin e 8-të nga i 3-ti.

Zyrihu dhe Tokio ranë nga vendi i 7 dhe i 8, përkatësisht në vendin e 14-të dhe të 15-të.

Qytetet ku jetesa luksoze është bërë shumë më e shtrenjtë

Majami regjistroi rritjen më të madhe (+22%) të kostos së jetesës në vitin e fundit, duke u zhvendosur nga vendi i 18-të në klasifikimin e vitit 2022 në vendin e 10 këtë vit.

Dubai u rrit nga vendi i 14-të në të 7-tin, ndërsa Xhakarta, nga vendi i 19-të në të 12-tin. Edhe Nju Jorku regjistroi rritje, nga vendi i 11-të në të 5-tin në klasifikimin e qyteteve më të kushtueshme.

Shangai

Rritjet më të mëdha të çmimit u vunë re për mallrat e konsumit më të kërkuara të cilësisë së lartë, si verë dhe uiski, si dhe për makina luksoze dhe shërbimet e mikpritjes – thotë Julius Baer në një komunikatë.

Lexo edhe :  "Jo të gjithë mund ta përballojnë"/ Ben Affleck paralajmëron partnerin e ri të Jennifer

Me rritjen e kërkesës për udhëtime dhe argëtim pas pandemisë janë rritur edhe kostot e mallrave dhe shërbimeve si suitat e hoteleve, fluturimet dhe darka elegante.

Hong Kong

Sipas raportit, kjo erdhi kryesisht nga rritja e kostove të energjisë, lëndëve të para dhe të personelit, të cilave u shtohen rritja e inflacionit, ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit dhe
luajtjet në kursin e këmbimit.

 

(  S.M )

Të fundit

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë...

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon në një nivel të ri,...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Lajme të tjera

Web TV