Aeroporti i Vlorës/ OSSH nis procedurën e linjës 35kV për furnizimin me energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa projekti për Aeroportin e Vlorës po avancon, edhe zona përreth tij pritet të marrë tjetër zhvillim.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka vlerësuar se nevoja për zhvillimin e një linje të re të furnizimit me energji për këtë aeroport por dhe për zonën rreth saj është i nevojshëm dhe për këtë ka hapur një procedurë që parashikon linjën 35 kilovolt.

Konkretisht bëhet fjalë për një linjë nga 35 kilovolt në Mifol në Aeroportin e Vlorës.

Zona e projektit shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë. Novosela është qendra kryesore e zonës pranë autostradës Levan-Vlorë dhe është rruga kryesore që lidh këto zona me qytetin e Vlorës.

Ndërtimi i Aeroportit Vlorë është një investim i rëndësishëm pasi rrit aksesin e turisteve për në bregdetin e Jugut të Shqipërisë.

Për furnizimin me energji elektrike të Aeroportit Vlorë duhet zhvilluar një infrastrukturë elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt zhvillimit dhe pritshmërive afatgjata te zonës. Projekti përmban linjën e tensionit 35 kV kabllore te dedikuar për furnizimin e Aeroportit Vlorë”, thuhet në relacionin teknik të procedurës. Fondi limit për këtë është 59 milionë lekë.

Aeroporti i Vlorës

Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-it Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve.

Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar.

Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.

Lexo edhe :  Bonusi i pranverës, mbi 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët, opsionet që po shqyrtohen

Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025./   S.M

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV