Osmani kërkoi sanksione ndaj Serbisë, Vuçiç: Nuk është gjë e mençur të shantazhosh BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiç u shpreh se nuk është gjë e mençur që të shantazhohet Bashkimi Evropian, për të vendosur sanksione, shkruan Euronews Serbia.

Ai nënvizoi se nuk ka kërkuar sanksione ndaj asnjë vendi.

“Ka shumë dallime mes nesh, njëra prej tyre është se unë kurrë nuk kam kërkuar sanksione ndaj askujt, besoj se nuk është e drejtë, nuk është e mençur politikisht, sidomos të mos shantazhosh BE-në për të bërë diçka që dëshiron dhe se kundër dikujt dhe jo në favorin tuaj. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Por, në çdo rast, i takon shteteve anëtare të vendosin”, tha presidenti serb./I.S

Të fundit

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Lajme të tjera

Web TV