Rama: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës 2034

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të mbështesë ofertën e Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës 2034.

Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot në një reagim në Twitter se, Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë, jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet.

Rama u shpreh se organizimi i Kupës së Botës 2034, do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud.

“Shqipëria do të mbështesë me kënaqësi ofertën e Arabisë Saudite per te organizuar Kupën e Botës 2034.

Jam i bindur se Mbretëria e Arabisë Saudite do të mahnisë jo vetëm mbi 3,5 miliardë tifozët e futbollit në mbarë botën, por edhe këdo që ka fatin të marrë pjesë në atë festë të jashtëzakonshme të sportit më të njohur në planet, e cila do të vijë pas zbatimit të Saudi Vision 2030 nën udhëheqjen e madhe të princit të saj të kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud”, shkroi Rama. /   S.M

Të fundit

I vendosën eksploziv poshtë makinës, ja kush ishte shënjestra

Një lëndë eksploziv është gjetur poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi” në Mat. Forcat xheniere kanë rrethuar zonën...

Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet i shtruar në spital në Athinë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai u transportua nga Tirana...

Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatikan

Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të një zyre të madhe në Vatikan, murgeshën italiane Simona Brambilla, si prefekte të departamentit përgjegjës...

Padia për genocidin serb, Kurti dështon të mbajë premtimin, nuk e çon në gjykatën e …

Padia e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid nuk është hartuar as katër vite pas premtimit publik te kryeministrit Albin Kurti. Zyrtarë qeveritarë thonë se janë...

Qytetarët dhe bizneset më pesimistë, ngadalëson besimi në ekonomi në dhjetor

Besimi në ekonomi ka pësuar një ngadalësim gjatë muajit dhjetor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me...

Lajme të tjera

Web TV