Vrojtimi i BSH/ Familjet shqiptare marrin hua për të mbuluar nevojat për konsum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve në Shqipëri për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 raporton se gjysma e familjeve shqiptare kanë të ardhura mujore më pas se 100 mijë lekë. Sipas anketës kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

“Gjatë 6-mujorit në analizë, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 45%) vijojnë të deklarojnë të ardhura mujore në nivelin ‘17-50 mijë lekë’. Nga ana tjetër, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave mujore, duket se ka vijuar të zhvendoset drejt niveleve më të larta si ‘50-100 mijë’ (34% të familjeve) dhe ‘100-200 mijë (12% e familjeve)”.

Gjithashtu më shumë se gjysma e familjeve shqiptare rreth 55 % Sipas Bankës së Shqipërisë, nuk kanë asnjë pasuri financiare në formën e depozitave, llogarive bankare apo investimeve në asete të tjera.

“Nga përgjigjet e dhëna lidhur me zotërimin e pasurive financiare nga familjet, rezulton se për periudhën e vrojtuar, 55% e totalit të kampionit (familje huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 75% e grupit të familjeve huamarrëse, “nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare”. Të dyja këto pesha janë rritur krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më pare”.

Numri i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje, ka rezultuar në 256 familje ose rreth 24% e të përgjigjurve. Kjo peshë ka rezultuar në rënie me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, duke vijuar të mbetet nën mesataren historike të vrojtimit prej rreth 27%.Peshën kryesore të qëllimit të huamarrjes mbetet për konsum në 37% të rasteve më pas për blerjen/riparimin e një prone” në 17% të rasteve dhe për “zhvillim biznesi” në 15% të rasteve.

Lexo edhe :  Turistët shpenzuan 874 mln euro në tre muajt e parë në Shqipëri

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë është kryer mbi kampionin rastësor prej 1203 familjesh të shpërndara në të gjithë vendin, ku rreth 88% e tyre ose 1055 familje kanë marrë pjesë në procesin e intervistimit duke iu përgjigjur pyetësorit.

Të fundit

Bumerangu ndodhet brenda kutive

Nga Skënder Minxhozi/   Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit në rinumërim të disa qarqeve...

Do i blejë nga Franca, Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja,...

Justin Bieber mund t’i marrë gjysmën e pasurisë 1 miliard dollarëshe Hailyt?

Nëse Justin Bieber dhe Hailey Bieber ndahen, nuk do të thyehen vetëm zemrat, por edhe llogaritë bankare do të përjetonin një tërmet. Burime për 'Page...

“Epoka para gjyqit”, ja pse duhet trasmentuar drama që evokon Lidhjen e Prizrenit

Nga Leonard Veizi Pak kohë më parë, rastësisht, por krejt rastësisht ama, në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës ndoqa dramën “Epoka para gjyqit”, të...

Balla vizitë në Letoni/ Partnerë të besueshëm në NATO, OKB dhe së shpejti edhe në BE

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, u prit nga Sekretari Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Artjoms Uršuļskis, gjatë një vizite zyrtare në...

Lajme të tjera

Web TV