Tirana vishet me flamurin e Izraelit/ Veliaj: Barbaria nuk ka të bëjë fare me fenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana vishet me flamurin izraelit. Në godinën e Universitetit të Tiranës është shpalosur flamuri i Izraelit, në shenjë mbështetje për momentet e vështira që po kalon ky vend, pas sulmit të Hamasit që deri tani ka shkaktuar 700 izraelitë të vrarë, mijëra të plagosur dhe qindra të marrë peng. Konflikti ka shkaktuar deri tani rreth 1000 viktima nga të dyja palët.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.

“Tirana është e veshur me flamurin dhe bashkohet me botën e qytetëruar në solidaritet me familjet e vuajtura dhe popullin izraelit. Shqiptarët e të gjitha feve i shpëtuan hebrenjtë nga barbarizmi nazist. Mos bëni gabim! Sot nuk është ndryshe – barbaria nuk ka të bëjë fare me fenë!”- shkruan Veliaj./   S.M

Të fundit

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV