Vdekja e foshnjës 9 ditëshe, reagon spitali Mbretëresha Geraldinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali “Mbretëresha Geraldinë” reagoi për vdekjen e foshnjës disa ditëshe, me iniciale B.D.

Spitali bën me dije se nëna e foshnjës nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë këtij materniteti dhe pas lindjes mjekët neonatologë kanë diagnostikuar foshnjën me një anomali kardiake.

Po ashtu materniteti sqaron se diagnoza është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT dhe se janë ndjekur në mënyrë rigoroze protokollet e referimit dhe transferimit.

“Sqarim i ekipit të Shërbimit të Obstetrikës dhe Klinikës së Reanimacionit neonatal pranë SUOGJ” Mbretëresha Geraldinë“

Nisur nga shkrimet e publikuara nga disa media, për humbjen e jetës së foshnjës (9 ditëshe) me inicialet B.D., në QSUT, pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, për shkak të një anomalie kardiake të lindur, ekipi i mjekëve pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke i shprehur edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e jetës së fëmijës së tyre, sqaron opinionin publik, si vijon:

Pacientja me inicialet K.D., ka sjellë në jetë foshnjën e saj në datën 13.08.23 pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, në kujdesin maksimal të stafit mjekësor dhe infermieror.

Sqarojmë se nëna nuk e ka ndjekur shtatzëninë pranë maternitetit tonë. Menjëherë pas lindjes, mjekët neonatologë kanë dyshuar dhe diagnostikuar foshnjën për anomali kardiake të lindur, diagnozë e cila është konfirmuar nga mjekët kardiopediatër të QSUT një ditë pas lindjes.

Është ndjekur me rigorozitet protokolli i referimit dhe transferimit të foshnjës pranë QSUT për trajtimin e mëtejshëm, si e vetmja Qendër Kombëtare për trajtimin e anomalive kardiake në Shqipëri.

Ekipi i mjekëve pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë“ siguron qytetarët se ka qenë dhe është plotësisht i angazhuar për të garantuar shërbimin mjekësor me profesionalizëm maksimal për çdo grua dhe foshnje që vjen në jetë në këtë maternitet, i cili pret mbi 6000 lindje në vit.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Reanimacioni neonatal i jep shërbim më shumë se 2000 fëmijëve ne vit që vijnë në jetë në spitalin tonë por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, si një prej qendrave referente të reanimacionit neonatal në vend”, thuhet në reagim/  S.M

Të fundit

Lista e PS për 11 majin, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre...

Zgjedhjet 2025/ Balla, thirrje diasporës të rregjistrohet prej 11 janarit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që...

Vendimi për Berishën, Mosbindja civile si rrugë me një kalim

Nga Lorenc Vangjeli Mjeshtër i sëpatës, por jo bisturisë, artist i kazmës dhe mjeshtër i ekstremit si mjet e armë, gërmues i pashoq në puset...

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi Intensive), shkruajnë mediat greke. Kryepeshkopi i...

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve” Nga 1 janari...

Lajme të tjera

Web TV