Rriten tensionet, Izraeli urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet po rriten në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku jetojnë rreth 2.8 milionë palestinezë ndërsa ushtria izraelite ka imponuar një mbyllje të plotë. Banorët thonë se hyrjet në qytete janë mbyllur me porta hekuri dhe blloqe çimentoje.

Në disa vende janë ngritur postblloqe të reja ushtarake. Gjatë gjithë ditës ka pasur radhë të gjata në disa pika karburanti pasi furnizimet me karburant kanë mbaruar.

“Kjo është diçka që e kemi parë më parë gjatë dekadave të gjata të okupimit. Kjo është një politikë që Izraeli e përdor për dekada thjesht për të ndëshkuar të gjithë popullsinë për veprimet e grupeve të caktuara të njerëzve,” tha një banor.

Të dielën, dyqanet dhe bizneset në Bregun Perëndimor u mbyllën pasi u mbajt një grevë e përgjithshme në përgjigje të aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili qeveriset nga Hamasi.

Mbrëmja pati protesta të zemëruara. Katër palestinezë u qëlluan për vdekje nga ushtarët izraelitë në postbllokun e Qalandiya në Ramallah mbrëmë./I.S

Të fundit

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me...

Adoleshenca, hallkë e dobët në zinxhirin e shoqërisë

NGA GËZIM TUSHI  Jeta shoqërore herë pas here është tronditur nga shumë ngjarje tragjike, që kanë ndodhur dhe kanë lidhje me habitatin social specifik të adoleshentëve....

Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi

Në videon ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët, ai shkruan: "Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë,...

Këmbimi valutor 31 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë...

Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor për turistët britanikë – e njohur për plazhet e saj bruz dhe peizazhin e...

Lajme të tjera

Web TV